Tiranë, 2 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar në flagrancë 25-vjeçarin Sokol Haxhija, banues në kryeqytet, pasi dispononte një sasi lënde narkotike.
Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar se ai u kap duke i shitur lëndë të dyshuar si narkotike të llojit kanabis sativa 27-vjeçarit Sation Dika. Ky i fundit ishte i dënuar më parë për prodhim e shitje të narkotikëve dhe aktualisht po procedohet në gjendje të lirë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e 5.7 gramëve bimë e dyshuar narkotike e llojit kanabis me gjithë ambalazh, 3 telefona celularë, shuma e 1400 eurove e 7800 lekë, si dhe një motor tip “Honda”.
Materialet e mëtejshme, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, iu kaluan prokurorisë.
n.e/NOA