English

Kidman: Ndarja nga Tom më vrau shumë, ishte një lidhje e bukur

E mërkurë, 2 shkurt 2011, NOA- Ish-bashkëshortja e aktorit të njohur Tom Cruise, Nicole Kidman, deklaron se ka vuajtur shumë pas divorcit të çiftit.

“Ne ishim shumë shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe kjo është arsyeja pse zgjati 10 vjet, që është kohë goxha e madhe, ndoshta kjo për shkak se jam martuar në moshën 23 vjeçare. Ishte ajo një lidhje e bukur”, u shpreh Kidman me nostalgji.

Aktorja është ndarë nga ylli Cruise në vitin 2001 pas dhjetë vitesh martesë, ndërsa përkundër faktit se ajo ka vuajtur nga divorci, Nicole nënvizoi anët pozitive të lidhjes së saj me aktorin.

Ajo theksoi se divorci e la atë të dëmtuar nga ana emocionale, por mendon se ishte një lidhje e mrekullueshme.

Cruise tashmë prej disa vitesh është martuar me aktoren Kate Holmes dhe kanë një fëmijë bashkë.

a.y/NOA

KOMENTE