Milano, 28 Shkurt NOA - Lajm jo të mira vijën për skuadrën e Interit. Lucio ka pësuar një dëmtim të rëndë në kofshën e djathtë, që me pak fjalë, do ta detyrojnë mbrojtësin brazilian të qëndrojë larg fushave të lojës për një periudhë një mujore. Kështu, ai rrezikon të kalojë ndeshjen me Romën dhe Juventusin në kampionatin Italian dhe gjithashtu ekziston mundësia që të mungojë dhe në sfidën e Ligës së Kampionëve ku zikaltërit do të përballen me Bayern Munchen. Një dëmtim më i rëndë nga ç’pritej, që ka komplikuar planet e Leonardos.
r.b/NOA