Tiranë, 2 Shkurt, NOA – Masat ajrore te qëndrueshme do te na shoqërojnë edhe gjate ditës se mërkurë ku kthjellimet do te jene prezent ne vend, me te dukshme ne bregdet si edhe në Ultësirën Perëndimore ndërsa zonat malore do te dominohen nga vranësirat me te dendura. Mesdita do te sjelle intervale me kthjellime ne pjesën me te madhe te Shqipërisë.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb gjate pjeses se dyte te dites do te kemi kalime te vranësirave neper te gjithe vendin ku ne zonat jugore do te kemi grumbullim te tyre duke gjeneruar reshje lokale shiu dhe dëbore. Gjate nates dhe ne mëngjesin pasardhës parashikohet shtim i vranësirave ne te gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne mengjes ndersa mesdita do te ruaje vlera konstante te temperaturave ne vend.
Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim nga Lindja kjo do te beje qe dallgezimi ne det te mbetet 2 balle.
Europa
Rajoni i Mesdheut dhe Gadishulli i Ballkanit do te dominohen nga vranësirat dhe reshjet shiu dhe debore. Debore me te dendur do te kete ne Alpet Europiane.
Problematike situata do te jete serish ne Greqi pasi reshjet e shiut do te jene me intensitet te larta shoqeruar me shkarkesa rrufesh.
Gjithashtu edhe ne brigjet jugore te Spanje do te ketë stuhi te forta ere te cilat do te sjellim probleme ne trafikun detar.
Vendet e Europes Lindore do te karakterizohen nga moti i ftohte dhe i kthjellet Po ashtu me moti te kthjellet dhe temperaturave te ulëta do te jene veriu dhe qendra e kontinentit.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Greqia do te alarmoje per reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;
Europa Qendrore rrezikon temperatura ekstremisht te ulëta.
Spanja alarmon për stuhi te forte ere dhe dallge te larta.
e.r/NOA