English

Mubarak pranon largimin, protestuesit ende të irrituar

Kajro, 2 Shkurt, NOA - Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, nuk do të kërkojë edhe një mandat tjetër në krye të shtetit.

Këtë fakt ai e ka bërë të ditur gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror, duke pohuar se tashmë i ka dhënë fund sundimit të tij 30-vjeçar në krye të shtetit egjiptian, edhe pse këtë në mënyrë të tërthortë.

Duke thënë konkretisht se do të punojë gjatë pjesës së mbetur të mandatit për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për “një kalim paqësor të pushtetit”.

Ndërkaq, turma e njerëzve të cilët kanë ditë që protestojnë kundër tij nuk dukej e kënaqur nga ç’ka po dëgjonte dhe bërtiste “Ne nuk do të shkojmë deri sa ai të largohet”.

Madje thuhet se pas fjalimit të tij, përleshjet mes protestuesve dhe policisë, ishin akoma edhe më të ashpra.

n.e/NOA

KOMENTE