English

Ndahet nga jeta gruaja më e moshuar e planetit

Teksas, 2 Shkurt NOA - Është ndarë nga jeta në shtëpinë e saj në Teksas, gruaja më e moshuar e planetit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë familja e saj. Eunice Sanborn, e lindur në vitin 1895, kishte vënë 115 qirinj mbi tortë, më 20 korrik duke kaluar francezin fetar, Eugenie Blanchard, i cili vdiq 114 vjeç më 4 nëntor të 2010. Titulli i personit më të moshuar në botë tani shkon për Besse Cooper, i cili ka lindur më 26 gusht të 1896, gjithmonë banor në shtetin amerikan të Gerogia. Gruaja ka vdekur në Jacksonville, ku dhe jetonte. Eunice ka lindur në Lake Charles, të Louisiana, por në qoftë se dokumentet zyrtare thonë se gruaja ka lindur më 20 korrik të 1896, familja e saj në krahun tjetër siguron se Eunice ka lindur një vit më parë, në 1895. Me sa duket data është shënuar me gabim të një viti.

r.b.NOA

KOMENTE