Prishtinë, 2 shkurt 2011, NOA- Ditën e sotme në Gjykatën e Qarkut të Prishtinëd filloi procesi gjyqësor për tre serbë të akuzuar për krime lufte kundër civilëve gjatë vitit 1999 në Kosovë.
I akuzuari Sreçko Martinoviç prej vitit 2000 është anëtar në Policinë e Kosovës, ndërsa i akuzuari tjetër, vëllai i tij, Slobodan Martinoviç ka punuar në të shkuarën për UNMIK-un.
Slobodan Martinoviç, Sreçko Martinoviç dhe Svetlana Stojanoviç, do të gjykohet nga gjykatësit e EULEX-it.
Të akuzuarit janë arrestuar vitin e kaluar dhe janë mbajtur tre muaj paraburgim. Të afërmit e tyre thonë se akuzat janë të rreme.
a.y/NOA