Tiranë, 2 shkurt 2011 NOA - Alternime kthjellimesh dhe vranesirash do te kete ne veri dhe qender te Shqipërisë ndersa ne jug te vendit do te kete vranësira dhe reshje te pakta shiu dhe debore.
Oret e mesdites do te sjellin shtim te vranesirave ne te gjithe territorin shqiptar, me te dendura ne jug ku do te kete reshje shiu dhe debore por intensiteti i tyre do te jete i ulet.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb në pjesen e dyte te dites do te mbetemi me kthjellime dhe vranesira ne pjesen me te madhe te vendit, perjashtuar juglindjen ku do te dominojnë vranësirat e dendura dhe reshje te pakta debore.
Ne te njejtat kushte atmosferike do te mbetemi gjate natës dhe deri ne mëngjesin tjeter.
Temperaturat e ajrit do te pësojnë 3 grade rritje ne vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do te sjelle 2 grade renie te temperaturave ne te gjithe territorin shqiptar.
Era do të fryje mesatare ne toke dhe ne det duke arritur shpejtesine 35 km/h me drejtim Juglindor ndersa dallgëzimi ne Adriatik dhe ne Jon do te jete 3 balle.
Europa
Europa juglindore do te dominohet nga vranesira te dendura te shoqeruar me reshje shiu dhe debore ku problematike situata do te jete ne Itali dhe Greqi.
Gjithashtu ne kushte te paqëndrueshme atmosferike do te jene verilindja e kontinentit dhe Vendet Nordike pasi do te karakterizohen nga mot i vranet me reshje shiu dhe debore shoqeruar nga stuhi te forta ere gjate gjithe dites.
Problematike do te paraqitet situata ne veri te Ishujve Britanike pasi reshjet e shiut dhe te debores do te jene me intensitet te larte.
Ndersa pjesa tjeter e kontinentit do te dominohet nga moti i kthjellet shoqeruar nga vransira te here pas hershme.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Italia dhe Greqia alarmon per reshje shiu dhe stuhi ere;
Vendet Nordike alarmojnë për debore te dendur dhe ere te forte;
Spanja do te përjetojë ere te forte dhe dallge te larta.
e.t/NOA