English

Pasqyra e Shtypit, 2 Shkurt 2011

Tiranë, 2 shkurt, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin sërish mbi gjithçka ndodhi në demonstratën e 21 Janarit, duke pasqyruar detajet e dëshmisë së dhënë dje nga ministri Basha para komisionit hetimor parlamentar.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Kapen 20 miliardë $ bono amerikane false në Itali, i përfshirë dhe një ministër shqiptar”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete skandalin e fundit në shtetin fqinj, ku përfshihet dhe një ministër shqiptar.

“Raporti sekret: Përgjimi i bisedave të Fatos Nanos me SHIK-un në Kosovë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Udhëzimi i ri, si do shtrenjtohen ilaçet”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Hetimi i 21 Janarit/ Prokuroria rrëzon puçin: Ishte tubim i paligjshëm”, i cili flet për vendimin e marrë nga prokuroria për thirrjen e Ngjelës dhe Gjinushit dhe cilësimin si një tubimtë asaj çka ndodhi në 21 Janar.

“Basha: Demonstrata kishte si qëllim të shkaktonte viktima, në mbrëmje do përdoreshin kallashnikovët”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Çmimi i madh i Letërsisë i jepet Sabri Hamitit”; “Drejtori i Tirana Bank: Do vazhdojmë kreditimin e ekonomisë”; “Edi Rama: Gati për dialog, protestat do vazhdojnë” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “JO-të e Dritëro Agollit”, i cili citon deklaratat e reja të shkrimtarit të njohur: Rama jo demonstratë, Berisha si në kohën e Hitlerit, BE si ngjalë”.

“Hebreja: Si u bëra fotografe e mbretit Zog” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar historisë së Ouens nga Manhatan, mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri.

Kurse “Matura 2011, pyetjet e testit final për 12 lëndë” flet për maturën shtetërore.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “BE zarf për Berishën dhe Ramën”, i cili tregon sesi Lajçak nis nesër në Shqipëri fazën e dytë të negocimeve.

“Prokuroria: Demonstruesit nuk kishin armë” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Eneida Tarifa, prezantuesja e re e Portokallisë”, “Sabri Hamiti: Letërsia shqipe ka vuajtur nga ideologjitë” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Skandali, prokurorët futën ne xhep plumbat e vrasjes”, i cili pasqyron dëshminë e paraqitur dje nga ministri Basha para komisionit hetimor parlamentar, në lidhje me demonstratën e 21 Janarit.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “I vrari i 21 Janarit, Ziver Veizi, i dënuar dy herë për vjedhje”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Rama do dialog pasi dështoi me grushtin e shtetit”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 2 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE