Tiranë, 2 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar në flagrancë një person të shpallur në kërkim.
Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, i ndaluari është 18-vjeçari Edmond Muça, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Ky person ishte i shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi prokuroria ka lëshuar ndaj tij një urdhër-ndalimi më datë 17.01.2011, për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.
Për veprime të mëtejshme ky person i kaloi Drejtorisë së Policisë së Shkodrës.
n.e/NOA