Tiranë, 2 shkurt, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi sot se “puçi i shtetit është imagjinar” dhe se opozita “nuk do t’i ndal protestat paqësore deri në vendosjen e drejtësisë në vend”.
Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se ditën e premte qytetarët do të ftohen të demonstrojnë kundër padrejtësive në këtë vend dhe do të kërkojnë normalizimin e situatës në vend.
Ai deklaroi se do të protestohet për “paqe në emër të bashkëjetesës demokratike që garantohet në emër të zgjedhjeve të lira”. Kreu i PS-së konfirmoi edhe një herë qëndrimin e mbajtur më parë se “me të tillë gjendje nuk ka zgjedhje vendore në datën 8 maj”.
Kryesocialisti theksoi se drejtësia duhet të vendoset për “masakrën e 21 janarit me zbatimin e 6 urdhër-ndalimeve për drejtuesit e gardës”.
a.k/NOA (vijon...)