English

Rreziqet e flakëve në Lindjen e Mesme

Ja ku erdhëm në ditët e sotme, tek fakti, që një pjesë e Afrikës arabike, domethënë të asaj pjesë që sheh nga Mesdheu (Algjeria, Tunizia, Egjipti), na shpërtheu papritmazi. Duhet ta kishim parashikuar? Jo, sepse të gjithë jemi ne kapur në befasi. Mirëpo nga ana tjetër, do duhej të na shkonte mendja, se interneti, celularët dhe mjete të tjera teknologjike janë instrumente që japin një kushtrim për t’u mbledhur, e për rrjedhojë edhe kryengritje masash të tëra, rrjedhimisht edhe tek shpërthimet e kryengritjet (si për mirë apo/dhe për keq).

Nga Giovanni Sartori*

Qysh në zanafillë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndjehen të shtyrë nga një mision për të përhapur lirinë e demokracinë nëpër botë. Qëllimi është shumë i fisnik. Ndonëse të gjithë e dimë se qëllimet e mira mund të gjenerojnë rezultate të këqija. Qëkurse Kina varrosi maoizmin dhe ri-gjeti marrëdhëniet e mira me Oksidentit, nuk gjendet një president Amerikan që nuk ndjen një detyrim, në Kinë, për t’i fshikulluar qeveritarët e Pekinit lidhur me të drejtat e njeriut. A ka shërbyer ndopak kjo sjellje për të përmirësuar të drejtat? Absolutisht jo. Përkundrazi një sjellje e tillë i ka irrituar kinezët. Këta të fundit ndjehen trashëgimtarë të qytetërimit më antik të botës. Domethënë qytetërimi i Perandorisë së hershme kineze, e cila ndonëse ka pasur uljet e ngritjet e saj, kurrë nuk është shpërbërë. Pavarësisht sundimit revolucionar e kulturor të Maos, kinezët në thelb ndjen pjesë të këtij qytetërimi. Dhe sot nuk është Kina që ka nevojë për Shtetet e Bashkuara, por janë SHBA-të që kanë nevojë për Kinën, e cila mes të tjerash merr në mbrojtje (për inat të SHBA-ve?) Korenë e Veriut.

Duke ardhur tek çështjet e Lindjes së Mesme, sepse aty gjendet gabimi trashanik i SHBA-ve dhe është padyshim Iran-i. Mbreti (Shah) Reza Pahlavi ishte despot, por ishte një despot i lumnuer, që donte të modernizonte vendin e vet. Kur shpërtheu revolta e nxitur prej klerit islamik, amerikanët këshilluan gjeneralët e shahut që të mos rezistonin e të dorëzoheshin. Mullah Khomeini u kthye me pamje triumfator nga Parisi, dhe pas erdhi pushkatoi një për një të gjithë gjeneralët. Dhe prej asaj kohe, Irani i mullah-ëve përbën një kërcënim dhe një rrezik për të gjithë fqinjët.

Duke ardhur tek Iraku, me siguri Xhorxh Bush besonte vërtet, që Sadam Husejn fabrikonte armë atomike; por në çdo rast ai ishte i bindur se lufta e tij do të sillte ndërtimin e demokracisë në Irak. E njëjta gjë mund të thuhet për Afganistanin, ku shumë shpejt problemi nuk do të jetë se si të transformohet një sistem tribal mijëvjeçar në një Shtet demokratik, por se si të pengohet Afganistani që të kthehet, apo rikthehet, në një “shtet të ligë”, në të cilin terrorizmi islamik mund të prodhonte armë kimike dhe bakteriologjike.

Ja ku erdhëm në ditët e sotme, tek fakti, që një pjesë e Afrikës arabike, domethënë të asaj pjesë që sheh nga Mesdheu (Algjeria, Tunizia, Egjipti), na shpërtheu papritmazi. Duhet ta kishim parashikuar? Jo, sepse të gjithë jemi ne kapur në befasi. Mirëpo nga ana tjetër, do duhej të na shkonte mendja, se interneti, celularët dhe mjete të tjera teknologjike janë instrumente që japin një kushtrim për t’u mbledhur, e për rrjedhojë edhe kryengritje masash të tëra, rrjedhimisht edhe tek shpërthimet e kryengritjet (si për mirë apo/dhe për keq).

Momentalisht, rasti më shqetësues është ai i Egjiptit. E ndërsa unë po shkruaj këto rreshta, Mubarak ende nuk ia ka mbathur. Është akoma aty. Por i është dashur që t’u japë pushtet ushtarakëve.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar menjëherë, si kurdoherë, Mubarak-un për ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve dhe kanë ndërprerë ndihmat ushtarake.

Dhe tani rreziku është (siç shkruante Ben Morris këto ditë në të njëjtën gazetë) përsëritja “e një Irani të dytë”, pra të asaj çfarë ndodhi në Iran në 1979. Mubarak ka qenë një aleat besnik i Oksidentit, ka firmosur paqen me Izraelin, nuk ka qenë një diktator gjakatar, dhe ka bllokuar organizatën terroriste “Vëllazëria Myslimane” (kjo organizatë prezantohet si mbrojtëse e një Islami të moderuar, ndonëse mbështet organizatën homologe “Hamas” në Palestinë).

Shpresoj që Obama ta dijë sesi shkuan gjërat në Iran dhe të mos përsërisë gabimet e atëhershme. Ne jetojmë në një botë të rrezikshme, me të cilat duhet të përballemi jo si misionarë, por duhet të zgjedhim të keqen më të vogël

*Marrë nga Corriere della Sera

KOMENTE