E mërkurë, 2 shkurt 2011, NOA- Hulio Sezar karierën e tij tek Interi e shikon afatgjatë.
“Do të qëndroj te Interi deri në vitin 2014, kur përfundon kontrata ime. Nuk shoh arsye për të ndryshuar mjedis”, është shprehur ai. I rikthyer në portën e Interit të dielën e shkuar si protagonist, duke i pritur penalltinë Pastores, ai flet mbi të ardhmen e tij.
Lidhur me pyetjen e gazetarëve nëse klubi e nxjerr në shitje, ai ka thënë se, “Do të flas me presidentin Morati, si përherë. Do shkoj tek ai, do dëgjoj ç’do më thotë dhe do t’i them atë që mendoj. Çfarëdo që të thuhet, do të merremi vesh patjetër”.
Edhe për prurjet e reja në ekip ai shprehet optimist, por thekson se pozicioni i tij nuk ndryshon.
a.y/NOA