Barcelonë, 2 Shkurt NOA - Nga burime të shumta, tashmë është bërë e ditur se zyrtarizimi i Sony Ericsson Xperia Neo do të bëhet pas dy javësh, në Kongresin Botëror Mobile në Barcelonë. Bëhet fjalë për një smartphone me sistem operativ Android 2.3. ky telefon do të karakterizohet nga një kamerë me rezolucion 8.1 megapixel, nga një ekran me prekje në formatin FWVGA, procesor Qualcomm MSM7630 prej 1 GHz dhe RAM 512 MB. Përveç Sony Ericsson Xperia NEO, në Kongresin Botëror Mobile të Barcelonës do të zyrtarizohet dhe Sony Ericsson Xperia Play, smartphone Android me karakteristika të lojërave të përparua.
r.b/NOA