Moskë, 2 Shkurt NOA - Nga një spiune e “djegur”, Anna “e kuqja” Chapman, e cila u demaskua në fund të korrikut në SHBA së bashku me një duzinë të kolegëve të saj, tashmë ka shënuar emrin e saj duke e regjistruar atë si një markë. Lajmi është bërë i ditur nga tabloidi rus Komsomolskaia Pravda. Anna “e kuqja”, e kishte bërë këtë kërkesë që në fund të gushtit gushtit, por agjencia kompetente dha miratimin e saj vetëm në fund të janarit. Tani ish-spiunia, me markën e emrit të saj, mund të komercalizojë gjithçka deri në 2020, nga artikujt kozmetikë tek veshjet, e nga vodka e deri tek orët.
r.b/NOA