English

Thellimi i krizës në vendet arabe, frenon investitorët

E mërkurë, 2 shkurt 2011, NOA- Kriza dhe pasiguria në disa prej vendeve arabe ka frenuar investimet e biznesmenëve.

Egjiptianët protestojnë rrugëve nuk duan vetëm demokraci dhe liri, por duan edhe përfitim ekonomik.

Ekonomia e Egjiptit, e cila që prej vitit 2004 është hapur për investime të huaja, ka shënuar deri para krizës rritje prej deri në 7% në vit. “Por me gjithë zhvillimin e suksesshëm dhe liberalizimin e ekonomisë, shumë egjiptianë, para së gjithash brezi i ri, nuk kanë punë. Elitat ekonomike të vendit kanë bërë pak për shkollimin dhe kualifikimin e të rinjve në vend dhe ekonomisë së Egjiptit i mungojnë punonjësit e rinj”, deklaron Volker Treier i Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë së Gjermanisë.

Sipas tij, gjendja e tensionuar në botën arabe po shihet me shqetësim prej investitorëve të huaj dhe ka frenuar kurset në tregjet më të rëndësishme edhe pse të dhënat për konjukturën dhe zhvillimin janë inkurajuese.

“Për t'i larguar njerëzit nga rrugët, sipas përllogaritjeve të OECD-së nevojitet një rritje ekonomike prej të paktën 6%”, thotë Martin Kalhwfer, ekspert për Lindjen e Mesme pranë Germany Trade and Invest.

Sipas Volker Treier i Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë së Gjermanisë, “Kjo situatë nuk do të thotë se gjermanët po tërhiqen përfundimisht nga Egjipti, por deviza për momentin është pritje”.

E gjithë kjo situatë bënë që krahas dëmtimeve të vazhdueshme që kanë pësuar këto vende dhe kryesisht Egjipti, do iu duhet një kohë e gjatë për rimëkëmbje dhe normalizim ekonomik, krahas problemeve të tjera.

a.y/NOA

KOMENTE