Itali, 2 Shkurt NOA - Tashmë tumori në gji mund të ngadalësohet dhe kjo falë një proteine. Ky rezultat ka ardhur si rrjedhojë e një studimi të përbashkët nga një ekip hulumtuesish nga laboratori i Imunologjisë, në institutin kombëtar të tumoreve “Regina Elena”. Sekreti qëndron në praninë e hiena dhe të Her2, të cilat përfshihen në kancerin e gjirit. Ndërprerja e kontaktit mes këtyre të dyjave, sipas ekspertëve, do të zvogëlojë rrezikshmërinë. Në veçanti, hMena ka një rol të madh në paraqitjen e kancerit të gjirit. Për më tepër, mungesa e saj në epitelin e zemrës dhe prania e saj në lezionet beninje që çojnë në këtë tumor, u ka sugjeruar studiuesve një përfshirje të mundshme, duke e bërë atë një lloj shënuesi.
r.b/NOA