Tiranë, 2 shkurt, NOA – Një tentativë pengmarrje ka ndodhur sot në kryeqytet. Burime nga policia thanë për Agjencinë e lajmeve NOA se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferraj.
Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të rrëmbejnë një qytetar. Pas sinjalizimit të policisë, forca të shumta janë vënë në ndjekje të autorëve. Burime nga policia thanë se pas thirrjes së forcave të rendit, autorët kanë liruar pengun.
Ndërsa janë arrestuar pengmarrësit dhe po punohet për shkaqet që sollën këtë vepër penale
a.k/NOA (vijon....)