English

Vjen në shqip analiza e Friedman për botën

Tiranë, 2 shkurt, NOA - Një ndër gazetarët dhe autorët më të njohur sot në botë na sjell në mënyrë mjeshtërore, një panoramë të gjerë të disa prej problemeve më të mprehta me të cilët përballet sot bota, si ngrohja globale, mbipopullimi, vartësia nga nafta, efektet e globalizimit etj.

Thomas Friedman, një ndër gazetarët më të njohur në botë, vjen përsëri në shqip me librin “E nxehtë, e rrafshët dhe e mbipopulluar”. Thomas Friedman punon si editorialist i politikës së jashtme në gazetën Neë York Times. Është tre herë fitues i Çmimit Pulitzer, çmimit më të rëndësishëm të gazetarisë në Amerikë. Ai është autori i disa librave të bërë bestseller në mbarë botën si: “Nga Bejruti në Jeruzalem” (1989), “Leksusi dhe pema e ullirit: të kuptojmë globalizimin” (1999), “Bota është e rrafshtë: Një histori e shkurtër e shekullit të 21” (2005).

Në shqip është botuar libri i tij “Bota në kohën e terrorizmit” (2008)

“Një libër i guximshëm...Thomas Friedman është një interpretues i rëndësishëm i botës së çoroditur në të cilën jetojmë”, ka shkruar për librin Joseph S.Nye, në gazetën “ Ëashington Post”.

“Bazuar në një punë kërkimore të hollësishme, godet vazhdimisht në shenjë. Përmban mjaft fakte tepër të rëndësishme ... por, ç`është më e rëndësishmja merret me çështjen më të rëndësishme të kohës sonë”, është vlerësimi i librit nga prestigjiozja “Neë York Times”.

Skeda e librit

Autori: Thomas L. Friedman

Titulli: E nxehtë, e rrafshët dhe e mbipopulluar (Si është bota sot, si mund ta ndryshojmë atë”

Përktheu nga anglishtja: Maklen Misha, Virgjil Muçi, Xhimi Lazri, Marenglen Pepa

Numri i faqeve: 400

Çmimi: 1000 lekë

Botues: IDK

a.k/NOA

KOMENTE