English

Zgobar: Të protestohet, por jo të ushtrohet dhunë (VIDEO)

Tiranë, 2 shkurt, NOA – Sllovenia dhe Shqipëria kanë marrdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën dhe do përpiqen që t’i përmirësojnë akoma më tej edhe në të ardhmen.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zgobar, pas një takimi me homologun e tij shqiptar Edmond Haxhinasto.

Sipas Zgobarit, integrimi i suksesshëm i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbetet një sfidë e këtij vendi, duke shtuar se BE po iu kushton sidomos vëmendje ngjarjeve të fundit tek ne.

“Ne po shohim mundësinë sesi mund të ndihmohet Shqipëria për të dalë nga kjo situatë. Ndaj edhe unë erdha këtu që të dëgjoj më mirë se cilat janë çështjet dhe problemet që dalin”, tha ai.

Duke shtuar se është dakord me mendimin e ministrit Haxhinasto që opozita mund të protestojë dhe e ka të drejtën për ta bërë këtë, por jo që të ushtrohet dhunë.

Sipas tij, Shqipëria është shteti i së drejtës dhe ndaj duhet që institucionet përkatëse të merren me gjithçka po ndodh.

n.e/NOA

VIDEO

[media id=64 width=620 height=440]

KOMENTE