Tiranë, 3 shkurt, NOA – Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha në një takim të zhvilluar sot me drejtuesit e policisë në gjithë vendin, u shpreh se objektivat e kësaj strukture janë që të lufta ndaj krimit dhe trafiqeve të jetë më e larta në rajon.
Ai e cilësoi si mjaft pozimi vlerësimin e Bashkimit Europian për luftën ndaj trafikut të drogës që ka bërë Shqipëria gjatë vitit 2010.
“BE në mbledhjen e ekspertëve konstatoi se në Ballkan, policia shqiptare në vitin 2010 ka qenë më e mira në luftën kundër drogës. Ky vlerësim nuk është rastësi e aq më pak një inkurajim bosh. Është një konstatim që bazohet tek rezultatet e arritura nga policia shqiptare brenda dhe jashtë territorit”, tha ai.
Basha tha se “suksesi ynë nuk është i rastësishëm, por vjen si rezultat i punës së policisë për të impelmentuar standardet më modernë”. Ministri i Brendshëm tha se pjesë ë këtij suksesi janë dhe partnerët ndërkombëtarë.
Raporti i BE-së për luftën kundërt trafikut të drogës vlerëson se Shqipëria ka shënuar një progres në zbulueshmërin e narkotrafikut.
“Sot është një ditë për tu marrë erë luleve të suksesit, por sot është koha të përgatisim planin e veprimit të vitit 2011. Të krahasohemi me objektivat e policive më të zhvilluara në rajon. Vullneti juaj është i plotë, rëndësi ka që suksesi i arritur të mos jetë eufori, por përvoje e çmuar”, tha Basha.
Ai u shpreh se pjesë e kësaj strukture është dhe pastrimi i parave dhe konfiskimi i aseteve kriminale.
a.k/NOA (vijon..)