E enjte, 3 shkurt 2011, NOA- Aktorja e Hollivudit Emily Blunt ka deklaruar se dëshiron të shëndoshet.
“Do më pëlqente të isha e shëndoshë. Matt Damon ka thënë se për të interpretuar rolin në filmin “The Informant” hante çdo ditë një pulë të pjekur, hamburger dhe spagetti. Do doja që edhe mua të më ofronin një rol të tillë”, deklaroi Blunt për revistën “OK”.
Ndërsa disa aktore të tjera kanë refuzuar një sërë rolesh në mënyrë që të mos shëndoshen Blunt është shprehur se do të ishte shumë e lumtur nëse një regjisor do i kërkonte të shëndoshej.
Madje ajo nuk i sheh aspak si problem kilet e tepërta, ndoshta edhe prej faktit se nuk ka qenë asnjëherë mbipeshë.
a.y/NOA