Angli, 3 Shkurt NOA - Është duke u folur sërish për një transferim të mundshëm të Edinson Cavanit në radhët e Chelsea. Siç bëhet e ditur nga “Caughtoffside”, tekniku Carlo Ancelotti, sheh sulmuesin 23-vjeçar nga Uruguai si idealin për të qenë përkrah Fernando Torres në sulmin e Chelsea. Diçka e tillë është pjesë e një plani të Ançelotit që ka të bëjë me sjelljen e lojtarëve të rinj në skuadër, të ngjashëm në karakteristika me Anelka e Didier Drogba, që së shpejti do të përfundojë karrierën e tyre. Presidenti i klubit Roman Abramoviç, i cili nuk ka qenë i kursyer gjatë kësaj merkatoje, me sa duket ka ndërmend të kënaqë trajnerin e tij, madje duke pasur një sfidë të hapur me Manchester City, në një garë për të parë se kush ka më shumë fuqi blerëse. Lojtari mund të blihet nga Napoli në një vlerë prej 14 milionë sterlinash.
r.b/NOA