English

E rrahën një person dhe e futën në bagazh, kapen 2 autorët

Tiranë, 3 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar dy persona, pasi kanë rrahur paq një person dhe më pas, e kanë futur në bagazhin e një makine.

Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se të ndaluarit janë përkatësisht Arben Doko, vjeç 44 dhe Islam Bajrami, vjeç 23; që të dy lindur dhe banues në Tufinë të Tiranës, ky i fundit i dënuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Arrestimi i tyre u bë konkretisht sepse në orën 11.30, në Tufinë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta kanë rrahur dhe më pas e kanë futur në bagazhin e mjetit tip “Benz E 250”, ngjyrë e bardhë, me targa TR 5066 M, një person.

Materialet i kaluan prokurorisë parashikuar nga Nenet 110/2 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE