Kajro, 3 shkurt, NOA – Kryeqyteti i Egjiptit është përfshirë sërish nga një dhunë e ashpër mes mbështetësve të regjimit të presidentit egjiptian, Hosni Mubarak dhe turmave të demonstruesve që kërkojnë dorëheqjen e tij prej ditësh.
Mësohet se me mijëra vetë janë përfshirë në përleshje me gurë dhe shkopinj, ndërsa njoftuar se ka patur edhe për të shtëna, madje edhe të plagosur.
Ndërkaq, forcat e ushtrisë që rrethojnë sheshin nuk janë të pajisura për të ndërhyrë.
Nga ana e tij, lideri kryesor i opozitës në Egjipt, Mohamed El Baradei ka dënuar sulmet mbi protestuesit në sheshin Tahrir.
Ai i ka cilësuar këto si një akt kriminal prej një regjimi kriminal.
Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë drejtuar sërish thirrje për çtensionimin e situatës në Egjipt.
Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs tha se presidenti Obama kërkon që dhuna në rrugët e Kajros të ndalet dhe të fillojë kalimi i pushtetit. "Presidenti dhe kjo administratë dënojnë ashpër dhunën indinjuese dhe të urryer që ka pllakosur rrugët e Kajros. Ne e kemi thënë këtë gjatë gjithë kësaj kohe. Duhet patjetër që çdo formë dhune e nxitur nga qeveria të ndërpritet menjëherë”, tha ai.
n.e/NOA