English

Grabiste skrap në hekurudhë, arrestohet 19-vjeçari

Shkodër, 3 shkurt, NOA – Një 19-vjeçar është arrestuar dje nga Policia e Shkodrës për vjedhje. Korrespodenti i Agjencisë NOA në këtë qytet raporton se i arrestuari është Valdon Sokoli, banues në lagjen “Skënderbeg” të këtij qyteti.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga forcat e Policisë Shkodër ne vendin e quajtur “Stacioni Hekurudhor i Mallrave”, Sokoli është kapur në flagrancë duke vjedhur hekur skrap.

Grabitja e hekurit nga vagonat e vjetër bëhet për ta shitur më pas atë në pikat e grumbullimit të skrapit.

Ndaj Sokolit ka nisur ndjekja penale. Ndërkohë që ai është i dënuar dhe më parë për të njëjtën vepër penale.

a.k/NOA

KOMENTE