Prishtinë, 3 shkurt 2011, NOA- Sekretari i shtetit në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç mohon pjesëmarrjen në vrasjen e 10 Shqiptarëve në veri të Mitrovicës.
Ivanoviç ka thënë se prokurori ndërkombëtar, Michael Hartmann, ka hequr dorë nga ndjekja pas hetimeve qysh më 2002.
“S’është hera e parë që mediet shqiptare të publikojnë këtë tregim dhe ai shfaqet në mënyrë ciklike sa herë që unë flas pak më ashpër rreth kriminalitetit në Kosovë”, është shprehur ai për të përditshmen serbe “Blic”.
Ky reagim vjen pas deklaratave dhe shkrimeve në mediat Kosovare ku thuhet se, sipas raportit të policisë së UNMIK-ut, është i dyshuari kryesor për vrasjen e 10 shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës në vitin 2000.
a.y/NOA