Japoni, 3 Shkurt NOA - Kanë qenë me dhjetëra, fluturimet vendore për në Miyazaki, rreth 950 kilometër në jugperëndim të Tokios, që janë anuluar dhe bllokuar si pasojë e erozionit të vullkanit Shinmoedake, në Japoninë jugore. Edhe trenat janë ndalur dhe shumë shkolla mbetën të mbyllura. Vullkani ka filluar aktivitetin e tij javën e kaluar dhe gjatë ditës së martë ka pasur shpërthimin më të madh të 52 viteve të fundit. Rreth një mijë banorë në Takaharu janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Ekspertët thanë se kupola e lavës brenda 1 mijë e 421 metrave të kraterit shumë e madhe, por janë të sigurt nëse ajo mund të rritet aq mjaftueshëm sa për të dalë dhe të përhapet në anët e malit.
r.b/NOA