English

Kuvendi, seanca e sotme plenare nuk do të zhvillohet

Tiranë, 3 shkurt, NOA – Seanca e sotme plenare, e parashikuar të zhvillohet sipas axhendës së punimeve parlamentare, nuk ka për t’u mbledhur.

Siç bëjnë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, burimet zyrtare të Kuvendit moszhvillimi i seancës plenare, mbërrin për arsye pasi deputetët janë të angazhuar në zonat e tyre elektorale.

Ndërkaq, parashikohet që javën e ardhshme do të mblidhet konferenca e kryetareve për përcaktimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit.

Nga ana tjetër, edhe pse seanca plenare nuk do të mund të mblidhet ditën e sotme, ka për të vazhduar puna në mënyrë normale në komisionet e përhershme parlamentare dhe komisionin hetimor të ngritur për ngjarjet e 21 Janarit.

n.e/NOA

KOMENTE