Uashington, 3 shkurt 2011, NOA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama priti sot në “ Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve”, disa përfaqësues të politikës shqiptare.
Pjesëmarrës si përfaqësues të Shqipërisë ishin Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu dhe përfaqësues i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri.
Ndërsa nga Kosova, mysafirë të presidentit Obama ishin, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, Xhavit Haliti nga PDK-ja, ministri në largim i Ekonomisë dhe Financave, profesor Ahmet Shala, ish ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, dhe kryetari i SLS-së, Slobodan Petroviç.
Qindra personalite nga më shumë se 100 vende të ndryshme të botës, u pritën sot në takimin tradicional që thirret “National Prayer Breakfast”.
a.y/NOA