English

Parashikimi i motit për 4 Shkurt 2011

Tiranë, 3 Shkurt 2011 NOA - Pjesa me e madhe e territorit do te dominohet nga mot i kthjellet me vransira te lehta perjashtuar zonat malore dhe juperendimin e vendit te cilat do te dominohen nga mot i vranet.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, kthjellime me te dukshme do te kete ne Durres, Tirane, Fier, dhe Vlore ndersa me vranesira do te jene qytetet si Librazhdi, Pogradeci, Korça, Erseka si edhe Bajram Curri, Puka, Kukësi, Peshkopia.

Edhe pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne bregdet dhe zonat e ulta ndërsa pjesa tjeter e vendit do te dominohet nga vranesirat por nuk do te mungojne edhe shkeputjet me kthjellime. Gjate oreve te mbremjes dhe ne mengjesin e se shtunes do te kemi largim te vranesirave nga i gjithe territori shqiptar.

Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 grade renie ne vlerat e mengjesit ndërsa mesdita do te sjelle 2 grade rritje te temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim Verilindor, kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 2 balle.

Europa

Pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga moti i kthjellet perjashtim bejne Ishujt Britanik te cilet do te dominohet nga vranesira te dendura te shoqeruar me reshje shiu dhe debore

Gjithashtu ne kushte te paqendrueshme atmosferike do te jene vendet Nordike te cilat do te marrin sasi te medha debore te shoqeruara me stuhi te forta ere.

Problematike do te paraqitet situata ne vendet e Balltikut, ne pjesen Veriore te tyre pasi reshjet e shiut dhe te debores do te jene me intesitet te larte.

Në gadishullin e Ballkanit do te kete qarkullim te masave ajrore te thata e te ftohta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Gjermania alarmon per reshje shiu dhe debore te dendur;

Vendet Nordike alarmojne per debore te dendur dhe ere te forte;

Ishujt Britanik do te rrezikoen per ere te fort, reshje shiu dhe debore.

e.t/NOA

KOMENTE