Algjer, 3 Shkurt 2011 NOA – U deshën afro dy dekada që të ndërmerren hapa konkretë për të hequr gjendjen e shtetrrethimit në Algjeri. Kurse në Egjipt, kur sistemi i gjendjes së jashtëzakonshme vazhdon prej afro 30 vjetësh por në metoda më të moderuara, megjithë situatën aktuale, ende vazhdon.
Gjendja e jashtëzakonshme u shpall pasi Algjeria u përfshi nga spiralja e dhunës mes islamistëve dhe forcave qeveritare, në një luftë të gjatë që la rreth 200 mijë të vdekur.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Algjerisë citoi sot presidentin e vendit të ketë thënë se në një "të ardhme shumë të afërt" do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme, e cila është në fuqi prej vitit 1992.
Nga ana tjetër, Presidenti Abdelaziz Butefika i ka kërkuar sot qeverisë që të gjejë mënyrë alternative për të luftuar ekstremizmin.