English

Pasqyra e Shtypit, 3 Shkurt 2011

Tiranë, 3 shkurt, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin sërish mbi gjithçka ndodhi në demonstratën e 21 Janarit, duke pasqyruar detajet e dëshmisë së dhënë dje nga kryeprokurorja Ina Rama dhe largimin e saj para komisionit hetimor parlamentar.

Ato paraqesin edhe vlerësimin e shkrimtarit Ismail Kadare mbi ngjarjet e 21 Janarit.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “1 Grrua dhe 6 Bura”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete përplasjen e djeshme të ndodhur në komisionin hetimor parlamentar për 21 Janarin, mes kryeprokurores dhe anëtarëve të tij.

“Presidenti dhe Ina Rama, i kthejnë Kuvendit Kushtetueshmërinë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, në vijim të këtij argumenti.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Raporti i 2004-ës, përgjimet e NATO-s në Kosovë përfshijnë edhe Nexhmije Hoxhën”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Flet Shkrimtari/ Kadare: Në 21 Janar, u vranë 3 të pafajshëm”, i cili flet për opinionin e Kadaresë rreth asaj çka ndodhi në 21 Janar.

“Topi: Në Kuvend, shkel ligjin, dëshmia në zyrën time/ Ina Rama braktis komisionin parlamentar”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Gjykata liron Minxhollin, drejtorin e Gërdecit”; “Udhëzimi për targat e reja, si do ndryshohen”; “Geixh: Çamët? Në Evropë u dëbuam 15 milionë pas Luftës” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Diplomatët ‘rrëzojnë’ qeverinë”, i cili citon reagimet e SHBA, BE, Holandës, Britanisë, Danimarkës: “Ushtria? S’kemi dhënë një udhëzim të tillë më 21 Janar”.

“Ismail Kadare: U vranë 3 të pafajshëm, shkak lufta për pushett dhe korrupsioni” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar reagimit të shkrimtarit të njohur mbi ngjarjet e 21 Janarit.

Kurse “Gërdeci, del nga burgu Dritan Minxholli, i mbaruan afatet” flet për ecurinë e procesit Gërdeci.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “BE debat me dyer të mbyllura për krizën shqiptare”, i cili tregon sesi Lajçak debaton me anëtarët e komisionit të Jashtëm parlamentar.

“Ina Rama refuzon komisionin: Prokuroria, institucion i pavarur” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Hetuesit, 6 orë në morg për një provë”, “Shtrenjtohen edhe barnat, edhe pajisjet në spitalet publike” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Thellohet puçi i shtetit, Topi dhe Rama refuzojnë dëshmitë”, i cili pasqyron dëshminë e paraqitur dje nga kryeprokurorja para komisionit hetimor parlamentar, në lidhje me demonstratën e 21 Janarit, dhe refuzimin për ta bërë këtë nga ana e presidentit Topi.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai që tregon reagimin e OSBE-së mbi nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet vendore dhe apelin ndaj partive të paraqesin propozimet për anëtarë të KZAZ-ve.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 3 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE