Tiranë, 3 shkurt, NOA – Gjatë një sherri në shtëpi, një djalë ka plagosur me mjete të forta njerkën dhe babanë e tij.
Përveç kësaj, ai ka thyer edhe urdhrin e Gjykatës së Tiranës, për të mos hyrë në shtëpinë e tij për një periudhë 1-vjeçare.
Për kryerjen e këtyre dy veprimeve, ai është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë së Tiranës.
Ato bëjnë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA se i ndaluari është 26-vjeçari Elton Meta, lindur e banues në Tirane, i dënuar më parë për vjedhje.
Materialet rreth tij iu kaluan prokurorisë për mbikëqyrje të mëtejshme.
n.e/NOA