Tiranë, 3 shkurt, NOA – Persona të paidentifikuar e kanë vrarë 32-vjeçaren Aurora Trashani, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit me mjete të mprehta, ndërsa ajo ka patur edhe djegie në trup.
Kështu deklaroi sot Policia e Tiranës, zyrtarisht në lidhje me vdekjen e 32-vjeçares që tronditi dje opinionin publik, pasi u mësua edhe se ajo është e afërme e deputetes Ahrenca Trashani.
“32-vjeçarja, e lindur në Shkodër dhe banuese me qera në Tiranë, e cila është goditur në pjesë të ndryshme të trupit me mjete të mprehta si dhe ka patur djegje në trup”, citon konkretisht deklarata e policisë lidhur me një vdekje të tillë.
Duke shtuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pall.64, në katin e pestë pranë godinës së Sigurimeve Shëndetësore në Tiranë.
Nga shërbimet e Seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit, janë kryer veprimet proceduriale dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Kurse materialet e mëtejshme iu kaluan prokurorisë, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
n.e/NOA