Poloni, 3 Shkurt NOA - Do të hapë shumë shpejt dyert e tij, muzeu i parë erotik në Varshavë. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja Gazeta Wyborcza. Diçka e tillë do të pasurojë akoma më shumë kulturën e kryeqytetit polak. Kjo është një iniciativë private e një koleksionisti, i cili për 20 vite ka mbledhur, vepra të artit erotik me qëllim të themelimit të një muzeu.
“Nuk ka asgjë për të cilën duhet të na vijë turp”, - tha Kedzira. Koleksioni i tij përmban 2 mijë objekte erotike.
r.b/NOA