Tiranë, 3 shkurt 2011, NOA- Në këto momente Komandanti i Gardës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi, po pyetet nga Komisioni Hetimor lidhur me ngjarjet e 21 janarit.
Gjatë fjalës së tij para komisionit Prendi tha se, “Garda e Republikës u informua përmes 3 shkresave me radhë nga Policia se persona të caktuar do të ushtronin dhunë ndaj protestës së 21 Janarit”.
Më tej ai tha se në këtë datë Garda nuk ka pasur asnjë informacion nga SHISH.
Lidhur me akuzat për goditje mbi demonstruesit ai është shprehur se, “Është vepruar vetëm në bazë të urdhrave dhe ligjit përkatës, për ruajtjen e objekteve me rëndësi të veçantë”.
Më tej ai shtoi se si drejtues i Gardës ndihet krenar, për profesionalizmin e treguar nga gardistët.
Vijon...
a.y/NOA