English

Presidenti takohet me Lordin Lou, diskutojnë për mbështetjen e të verbërve

Tiranë, 3 shkurt 2011, NOA – Presidenti i Republikës Bamir Topi priti sot Lordin britanik, Kolin Lou, njëherësh Kryetar i Bordit të Bashkimit Evropian të të Verbërve, me të cilin diskutoi mbi vështirësitë që të verbrit hasin me legjislacionin shqiptar. Në takimin me Presidentin Topi, ku merrte pjesë Kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuar në Shqipëri, Sinan Tafaj dhe Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekiluam, kreu i shoqatës së të vervërbe i shprehu mirënjohjen Presidentit të Republikës për vëmendjen dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin institucional të tij ndaj kësaj kategorie të shoqërisë shqiptare.

Ndërkaq zoti Tafaj parashtroi disa çështje dhe vështirësi, me të cilat hasen personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht të verbërit, në vendin tonë, sidomos sa u përket legjislacionit ekzistues dhe përafrimit të tij me atë evropian, mundësive dhe shanseve që u ofrohen për t’u shkolluar, punësuar dhe ndihmuar financiarisht.

Ndërkohë, Presidenti Topi, pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe mikut nga Anglia, Lordit Kolin Lou, konfirmoi mbështetjen e tij të pakursyer personale dhe institucionale për personat me aftësi të kufizuar.

Kryetari i Shtetit theksoi se solidarizimi, mbështetja dhe motivimi I kategorive të caktuara shoqërore ka rëndësi të veçantë për zhvillimin normal të një shoqërie.

mit/NOA

KOMENTE