Bujanovc (Serbi), 3 shkurt, NOA - Një lëvizje serbe në qytetin Bujanovcit të Luginës së Preshevës i ka dorëzuar një peticion qeverisë serbe për rrezikun siç theksuan “kundër shqiptarizimit të këtij qyteti”.
“Lëvizja për Bujanovcin” e përbërë nga ultranacionalistë serbë ka grumbulluar mbi 7 mijë nënshkrime për t`ia dorëzuar qeverisë në Beograd.
“Shprehim shqetësimin për tendencat e vazhdueshme të shqiptarizimit të këtij qyteti si në pushtetin lokal, gjithashtu edhe në jetën e përditshme. Apelomjë që qeveria të ndalojë këtë trend”, thuhet në reagimin e kësaj lëvizje.
Kjo lëvizje ka kërkuar masa për të shqyrtuar regjistrimin e popullsisë në këtë komunë dhe evitimin e shifrave falsifikuese që janë shpalosur sipas saj edhe në zgjedhjet e vazhdueshme. Nisma, mund të merret edhe si një kufizim i lirive të shqiptareve në Luginën e Preshevës.
NOA/INA