English

Shuhet aktorja Maria Shnajder

Paris, 3 Shkurt 2011 NOA – Në moshën 58 vjeçare, ka humbur jetën në mënyrë të parakohshme aktorja franceze Maria Schneider. Vdekja e aktores erdhi nga kanceri dhe pikërisht në vigjilje të 4 shkurtit, ditës botërore kundër kancerit.

E njohur si partnere e Marlon Brandos në filmin "Tangoja e fundit në Paris", Maria Schneider ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare në banesën e saj.

Familjarët e saj i kanë konfirmuar revistës "People" se aktorja ka vdekur nga pasojat e kancerit.

Sakaq, karriera 40 vjeçare e aktores Maria Schneider u shoqërua me përdorimin e drogës, me përpjekje për t'u vetëvrarë dhe me kurimin në spitalet për të sëmurët mendorë.

Përveç interpretimeve në filmat francezë, Maria Schneider ka luajtur edhe në shumë filma italianë dhe amerikanë.

VIDEO: Nga filmi i famshëm ku ka luajtur Maria Schneider, “Tango e fundit në Paris”

[media id=70 width=320 height=240]

KOMENTE