Ky komision i cili po shkon drejt dështimit pasi po refuzohet përditë nga krerët e shtetit dhe më gjerë, sonte ka deklaruar se tërhiqet nga kërkesa absurde e para disa ditëve, për të zbardhur skedarët e telefonatave dhe sms-ve të katër gazetarëve, Mero Baze, Sokol Balla, Andi Bushati dhe Filip Çakulli
Tiranë, 3 Shkurt 2011 NOA – Është tërhequr me turp, Komisioni hetimor parlamentar për hetimin e veprimtarisë se Institucioneve, gjatë veprimit të organizuar kriminal të datës 21 janar 2011.
Ky komision i cili po shkon drejt dështimit pasi po refuzohet përditë nga krerët e shtetit dhe më gjerë, sonte ka deklaruar se tërhiqet nga kërkesa absurde e para disa diteve, për të zbardhur skedarët et telefonatave dhe sms-ve të katër gazetarëve, Mero Baze, Sokol Balla, Andi Bushati dhe Filip Çakulli.
“Komisioni Hetimor revokoi kërkesën për marrjen e tabulateve të 4 shtetasve që ushtrojnë detyrën e gazetarit, duke vlerësuar shqetësimin e përcjellë komisionit nga miqtë ndërkombëtarë dhe shoqatat e gazetarëve si dhe duke vlerësuar se tërheqja nuk dëmton hetimin e mëtejshëm te komisionit hetimor”, - thuhet në deklarimin zyrtar të Parlamentit.
Më herët sonte, ky komision pasi u refuzua rëndshëm nga Presidenti, Prokuroria e Përgjithshme dhe SHISH, zhvilloi seancë dëgjimore me Komandantin e Gardës së Republikës, Gjeneral Ndrea Prendi i cili iu përgjigj çdo pyetje, të anëtarëve të Komisionit hetimor parlamentar.
Komandanti i Gardës, Gjeneral Ndrea Prendi, sipas zyrës për shtyp të Kuvendit, dha sot informacione, fakte lidhur me situatën para, gjatë dhe pas sulmeve me dhunë të Kryeministrisë dhe për përmbysjen e rendit kushtetues, në datën 21 Janar.
Sakaq, seanca dëgjimore e datës 4 shkurt 2011 me Drejtorin e Policisë së Shtetit nuk do të zhvillohet ditën e nesërme, por asnjë argument nuk u dha pse nuk do të realizohet kjo seancë.
e.t/NOA