Durrës, 3 shkurt, NOA – Pas tetë muajsh policia e Durrësit ka arritur të vërë në pranga një 22-vjeçar i cili është autori i grabitjes së një banese. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se i riu i arrestuar është Fation Xhuvelaj, banues në Durrës.
Xhuvelaj është shpallur në kërkim nga policia në datën 14.06.2010, pasi Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim penal të datës 19.06.2010, kishte caktuar ndaj tij, në mungesë, masën e sigurisë “arrest në burg”.
Sipas vendimit të gjykatës, Xhuvelaj së bashkime me Nezir Kolën në 13 qershor të vitit të kaluar kanë tentuar të vjedhin banesën e qytetarit me iniciale M.V. në lagjen Nr. 13 në Durrës.
Pas marrjes së informacioneve të para, policia e Durrësit ka bërë rrethimin e banesës së tij dhe ka arritur ta neutralizojë atë shumë shpejt.
a.k/NOA