English

Tentoi të vriste dy persona, ndalohet 34-vjeçari

Shkodër, 3 shkurt, NOA – Policia e Shkodrës ka shmangur dje një vrasje në një prej rrugëve kryesore të këtij qyteti. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se Pëllumb Lohja, banues në lagjen “Bahçallëk” ka tentuar të vrasë më armë zjarri qytetarët Abdullah. Rr dhe Fahri. Rr, të dy banuese në këtë lagje të Shkodërës.

34-vjeçari Lohja i ka kërcënuar me armë dy personat. Është dashur ndërhyrja e policisë që ka bërë të mundur shmangien e tragjedisë dhe arrestimin e autorit.

Nuk dihen ende motivet që kanë sjellë konfliktin mes tre personave. Ndërkohë që policia ia ka kaluar materialet prokurorisë, e cila ka nisur procedim penal për Lohjan.

Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimit dhe armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve” dhe “kanosjes” parashikuar nga nenet 110/2 dhe 278/2 te kodit penal.

a.k/NOA

KOMENTE