English

Thaçi: Bisedimet për koalicionin fillojnë të hënën

Prishtinë, 3 shkurt, NOA - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi tha të enjten se qeveria e re do të krijohet para 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë.

Ai deklaroi se PDK-ja ka siguruar numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të krijuar qeverinë e re dhe shtoi se bisedimet zyrtare për koalicion do të fillojnë të hënën.

Gjithashtu kryeministri Thacci tha se vendimi për rritje të pagave është në fuqi dhe do të zbatohet. Fajtori kryesor sipas kryeministrit Thaçi për mos fillimin e zbatimit të vendimit për ngritje të pagave është procesi i zgjatur elektoral. Sipas kryeministri menjëherë pas certifikimit të rezultateve do të formohen institucionet e vendit të cilat do ta zbatojnë vendimin.

Thaçi theksoi se ai kishte planifikuar formimin e institucioneve gjatë janarit mirëpo pas situatës së krijuar zbatimi i vendimit për ngritje të pagave sipas tij, do të ndodhë menjëherë pas miratimit të buxhetit në Kuvendin e Kosovës.

Sindikatat i kanë dhënë një muaj kohë qeverisë që të zbatojë vendimin për ngritje të pagave në të kundërtën kanë paralajmëruar protesta. Vendimi për mos ndryshimin të pagave këtë muaj u bë pas presioneve ndërkombëtare që një gjë e tillë të ndodhë vetëm pas miratimit të buxhetit nga Kuvendi i Kosovës.

NOA

KOMENTE