English

Thaçi: Opozita do kërkojë zgjedhje të parakohshme nëpërmjet rrugës institucionale

Shkup, 3 shkurt 2011, NOA- Menduh Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare ka deklaruar se, nuk do të kërkohen zgjedhjet me protesta por në institucione.

“Mendoj se mënyra më e padhembshme më demokratike dhe më civilizuese do ishte shpallja e zgjedhjeve të parakohshme. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në këto zgjedhje mundësisht të ketë një dialog të vërtetë në kuadër të ligjit për zgjedhje. Partitë në pushtet refuzojnë iniciativën e opozitës, me arsyetim se zgjedhjet e parakohshme nuk shkojnë në favor të shtetit dhe do të pengojnë procese të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë”, u shpreh Thaçi për mediat.

Sipas tij ndonëse është braktisur Kuvendi, opozita në Maqedoni nuk do të organizojë protesta.

Abdilaqim Ademi, zëvendës-kryeministër, u shpreh se “nëse nisemi nga interesi partiak i ngushtë i BDI-së, ne jemi për të pasur zgjedhje, mirëpo ne themi edhe njëherë që paraprakisht duhet të zgjidhen ca çështje madhore në Maqedoni, sidomos çështja e emrit”.

Nga ana e tyre ndërkombëtarët kanë apeluar që opozita të kthehet në parlament dhe ta kërkojë atje të drejtën e saj.

a.y/NOA

KOMENTE