E enjte, 3 shkurt 2011, NOA- I shpallur si golfisti më i mirë i të gjitha kohërave, Tiger Woods braktiset nga krijuesit e fushës së tij të golfit.
Projekti i vlefshëm 1.1 miliard dollarë është dashur që të hapej në fund të vitit 2009, por kriza financiare e shtyu inaugurimin.
Por shpresat e Woods që ta shoh të kompletuar kompleksin e tij në një të ardhme tani janë shuar, pasi Dubai Properties ka lëshuar një komunikatë ku ka bërë të ditur ndalimin e përkohshëm të punimeve.
Woods ishte refuzuar edhe nga shumë sponsor të tjerë pas problemeve në jetën private dhe skandaleve të një pas njëshme seksuale.
Zhvilluesit e projektit të fushës private të tij të golit kanë ndalur punën, thuhet në të përditshmen “The Guardian”, duke e vendosur për të dytën herë para mediave pas skandalit seksual të bërë publik disa kohë më parë.
a.y/NOA