English

Tregtonin celularë pa licencë, ndalohen 4 tregtarë

Tiranë, 3 shkurt, NOA – Katër tregtarë janë vënë në pranga nga forcat e policisë së Tiranës, ndërsa janë kapur prej tyre duke ushtruar aktivitet në mënyrë të paligjshme.

Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se emrat e tyre janë Eduart Kola, 24 vjeç; Hasan Sokoli, 21 vjeç; Eduard Myftari, 30 vjeç dhe

Lulëzim Meçe, 33 vjeç; që të katërt banues në Tiranë.

Këta persona tek tregu çam, përballë Postës Shqiptare, tregtonin aparate celularë të markave të ndryshme në mënyrë të kundraligjshme, duke mos qenë të licencuar për ushtrimin e aktivitetit.

U sekuestruan 32 aparate celularë të markave të ndryshme, të cilat ju kaluan për kompetencë të mëtejshme strukturës së Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.

n.e/NOA

KOMENTE