Tuniz, 3 shkurt, NOA – Pas revoltave të ditëve të fundit, të cilat shkaktuan një pështjellim të madh në Tunizi, kryetari i qeverisë së përkohshme tuniziane, Mohamed Ganushi i ka bërë thirrje popullatës që t'u kthehet vendeve të punës.
Kjo pasi shumë qytetarë i kanë braktisur ato nga frika e pësimit të dhunës nëpër rrugë.
Sipas kryeministrit të kësaj qeverie, nëse gjendja vazhdon e tillë, atëherë Tunizia kërcënohet nga një kolaps ekonomik, prandaj duhet që kjo gjë të shmanget.
E në të tilla kushte, tunizianët po i kthejnë sytë nga stabiliteti duke synuar që për ta të nisë një jetë normale, ndërsa gjendja e sigurisë në vend është në drejtim të stabilizimit.
n.e/NOA