E premte, 4 shkurt, 2011- Ditën e sotme si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi në Romë, Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, Klodian Zef Gjini.
Gjini i moshës vjeç 44 vjeç, lindur në Kçirë të Pukës dhe banues në Durrës.
Ky arrestim erdhi pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë me vendimin nr. 27, datë 18.03.2004, e ka dënuar shetastin Klodian Gjini, me 12 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “shfrytëzimit të prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 të Kodit Penal.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, dhe pritet që pak më vonë te kryhet ekstradimi i tij në Shqipëri për të vuajtur dënimin.
a.y/NOA