Tiranë, 4 shkurt, NOA – Nisja e demonstratave të PS-së në katër qytete të vendit ka bërë që policia të ndryshojë planin masave për përballimin e situatës. Forca të shumta policie janë vendosur përgjatë itinerareve ku do të kalojnë demonstruesit në Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Lezhë.
Është parashikuar që demonstratë të jenë një marshim dhe grumbullim i njerëzve në një pikë të caktuar. Në Tiranë demonstruesit do të grumbullohen përballë Muzeut Kombëtar dhe do të marshojnë drejt Zogut të Zi. Demonstruesit do të vijnë nga 5 drejtime në kryeqyteti. Në Koçës demonstrimi do të nis përgjatë bulevardit “Republika” deri në sheshin e “Ushtarit të Panjohur”.
Në qytetin e Vlorës nisja do të bëhet në zonën e “Skelës” dhe demonstrata marshim do të përfundojë në hyje të qytetit. Ndërsa në qarkun e Lezhës demonstruesit do të mblidhen në afërsi të lagjes “Gurrat e Begut”.
Policia ka shtuar numrin e efektivave në të katër qarqet. Ndërsa drejtuesit e PS-së kanë deklaruar se demonstrata do të jenë paqësore. Është parashikuar që të mos ketë fjalime dhe parulla.
a.k/NOA